Haziri: Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin

Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reagur në “Facebook” sa i përket qeverisjes me komunën e Gjilanit nga Vetëvendosja. Ai e quajti qeverisjen e Alban Hysenit si vit i humbur për Gjilanin. Ndërsa trajtimin që po e bën Hyseni ndaj Gjilanit dhe qytetarëve të saj sipas Hazirit është diskriminim. Postimi i plotë: Edhe…

Lajme

20/02/2024 23:40

Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reagur në “Facebook” sa i përket qeverisjes me komunën e Gjilanit nga Vetëvendosja.

Ai e quajti qeverisjen e Alban Hysenit si vit i humbur për Gjilanin.

Ndërsa trajtimin që po e bën Hyseni ndaj Gjilanit dhe qytetarëve të saj sipas Hazirit është diskriminim.

Postimi i plotë:

Edhe ky vit do të jetë i humbur për Gjilanin, mandati poashtu! Këto mendime po i marrim nga qytetarët tanë në çdo vend të komunës së Gjilanit.

Kjo qeverisje e dragradimit dhe regresit në Gjilan, gjilanasve po ua humb projektet e mira e të duhura për qytetin dhe fshatrat tona. Tendenca për të prishur atë që është ndërtuar e ideja për të hedhur pluhur syve tek qytetarët tanë përmes vizatimeve 3D në rrjetet sociale do të ndëshkohet keq. Qeverisja nuk bëhet në Facebook!

Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.

Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!

Gjilani nuk e meriton këtë ndëshkim! /Lajmi.net/