Hasani: Limaj i ndërroi fjalët për Kurtin, votën time nuk e ka

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Para seancës së 49-të për konstituimin e Kuvendit, Hasani u shpreh se ndryshimet në qëndrimet e Limajt gjatë dhe pas fushatës zgjedhore janë arsyeja pse ai nuk e mbështet kandidaturën e tij, raporton lajmi.net “Këto…

Lajme

19/07/2025 10:42

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Para seancës së 49-të për konstituimin e Kuvendit, Hasani u shpreh se ndryshimet në qëndrimet e Limajt gjatë dhe pas fushatës zgjedhore janë arsyeja pse ai nuk e mbështet kandidaturën e tij, raporton lajmi.net

“Këto ndërrime të qëndrimeve s’më pëlqejnë dhe s’i mbështes. Kështu që votën time nuk e ka,” u shpreh Hasani para mediave./Lajmi.net/