Harry Kane i gatshëm për ndeshjen ndaj ShBA-ve

Sulmuesi i Tottenham dhe Anglisë, Harry Kane do jetë me kombëtaren e tij për ndeshjen e radhës. Kapiteni i Anglisë pësoi një goditje në kyçin e këmbës së djathtë në pjesën e dytë të fitores 6-2 ndaj Iranit, por Southgate thotë se është mirë për lojën kundër SHBA-së. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka konfirmuar…

Sport

24/11/2022 22:49

Sulmuesi i Tottenham dhe Anglisë, Harry Kane do jetë me kombëtaren e tij për ndeshjen e radhës.

Kapiteni i Anglisë pësoi një goditje në kyçin e këmbës së djathtë në pjesën e dytë të fitores 6-2 ndaj Iranit, por Southgate thotë se është mirë për lojën kundër SHBA-së.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka konfirmuar se kapiteni Harry Kane do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së premtes në Kupën e Botës me SHBA-të.

“Harry është i mirë. Do të ishte një vendim i guximshëm ta linim atë jashtë formacionit fillestar!”, u shpreh ai.

Kane pësoi një goditje në kyçin e tij të djathtë në pjesën e dytë ndaj Iranit dhe luajti për 25 minuta përpara se të zëvendësohej pas 76 minutave dhe iu nënshtrua një testimi për të përcaktuar shkallën e dëmtimit./Lajmi.net/