Haradinaj: Në Ministrinë e Mbrojtjes janë 10 ministra, Maqedonci veç rrogë merr
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka insistuar se FSK-së i ka humbur njëri dron i blerë nga Turqia. Haradinaj ka thënë se e ka kursyer ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin për shumë tema për shkak të respektit për ushtrinë. Haradinaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se Maqedonci më së paku e…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka insistuar se FSK-së i ka humbur njëri dron i blerë nga Turqia.
Haradinaj ka thënë se e ka kursyer ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin për shumë tema për shkak të respektit për ushtrinë.
Haradinaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se Maqedonci më së paku e drejton Ministrinë e Mbrotjes, pasi siç ka thënë ai, Maqedoncin nuk e pyet askush në ministri e as qeveri.
“Shumicën e ministrisë e udhëheq njeri që s’ka rol në ekzekutiv, është nga një subjekt politik e që merr vendime në Ministrin e Mbrojtjes dhe qe ai njeri deri diku është i dyshimtë, e keni pa në prokurori që po shkon po intervistohet. Nuk po e përmendi me emër, por ai e di shumë mirë që unë nuk flas kot. Por për shkak që është temë senzitive unë e kam kursyer, se ja kisha tregu edhe numrin serik të dronit që i ka humb. Ka shumë sene që ministri e di që ne pe kursejmë. Ai ministër nuk duhet me dal shumë me fol, por mi kry detyrat edhe mos mi lënë tjerët me ju bë ministër, se unë qe çmoj personalisht. Ja 10 janë ministra, veç ky nuk është ministër, ky veç rrogën e merr si ministër, kurrë një sen tjetër nuk është, as se vet kush sen, as në qeveri e as ministri. Me vjen keq, por ai e di qe është kështu”, ka thënë Haradinaj.