Haki Abazi kërkon arrestimin e Radojiçiqit: Ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit

Gjatë ditës së djeshme u raportua se i shumëkërkuari nga organet e drejtësisë, Milan Radojçiq ka hyrë në Kosovë.

Lajme

06/07/2022 16:01

Rreth kësaj është shpërndarë edhe një video ku shihet Radojçiq në Kosovë, teksa u drejtohet serbëve me një mesazh.

Krahas kësaj, duke e ditur që Radojçiq është i kërkuar nga Policia e Kosovës, u bënë reagime të shumta, e një erdhi edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, shkruan lajmi.net.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar se Radojçiq është në listën e zezë të SHBA-ve.

Gjë e cila, siç thotë deputeti i VV-së, është e mjaftueshme që ndjekja e Radojçiqit të bëhet sipas ligjit dhe zbatimit të ligjit.

“Kjo është përgjigjëja për Radojcic dhe vrasesit e kriminelët e ndërmarrjes kriminale në veri . Ai dhe të tjerët rreth tij janë në listen e zezë të thesarit amerikan dhe kjo është e mjaftueshme që ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit dhe në zbatim të ligjit”, ka thënë Abazi. /Lajmi.net/