Goditi me mjet të fortë 65-vjeçarin: Arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë
Një 29-vjeçar është arrestuar në Kuçovë pasi ka goditur me sende të forta një 65-vjeçar, për motive të dobëta. Në pranga sipas policisë kanë rënë shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh.…

Lajme
Një 29-vjeçar është arrestuar në Kuçovë pasi ka goditur me sende të forta një 65-vjeçar, për motive të dobëta.
Në pranga sipas policisë kanë rënë shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç, ka transmetuar euronews.al.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e shtetasit K. K., shtetasin S. K., 56 vjeç, pasi ka kanosur 65-vjeçarin, që të tërhiqte denoncimin e bërë në Polici, për këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.