Gjykata cakton masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarit që kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarit të cilët kanë kërcënuar me vdekje pjesëtarët e KFOR-it në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Të pandehurit me inicialet A.K dhe I.H dyshohet të kenë kryer veprën penale Rrezikimi i Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/05/oznaka-kfor-12072012-e1670847038755-1130x635-1.jpg)
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarit të cilët kanë kërcënuar me vdekje pjesëtarët e KFOR-it në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.
Të pandehurit me inicialet A.K dhe I.H dyshohet të kenë kryer veprën penale Rrezikimi i Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në marrëdhënie me to në bashkëkryerje.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K dhe I.H dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1,1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në komunikatën për media.