Gjenden armë në tri lokacione në Veri të vendit

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar armë në Veri të vendit në tri lokacione, dy raste në Leposaviq dhe një në Zveçan, raporton lajmi.net. Në Zveçan personi ka dorëzuar vetë dy armë në stacionin e policisë, një revole dhe një pushkë gjuetie. Ndërsa në Leposaviq gjatë kontrollave në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur armë.…

Lajme

28/05/2024 10:17

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar armë në Veri të vendit në tri lokacione, dy raste në Leposaviq dhe një në Zveçan, raporton lajmi.net.

Në Zveçan personi ka dorëzuar vetë dy armë në stacionin e policisë, një revole dhe një pushkë gjuetie. Ndërsa në Leposaviq gjatë kontrollave në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur armë.

“Leposaviq / 27.05.2024 – 12:00. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Zveçan / 27.05.2024 – 10:20. I dyshuari mashkull kosovar ka dorëzuar në stacion policor dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leposaviq / 27.05.2024 – 12:00. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 115 fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” /Lajmi.net/