Gjakovë: Pas përleshjes me armë ndërmjet veti, një i dyshuar vetë dorëzohet në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy grupe, pas një mosmarrëveshje në Gjakovë, janë gjuajtur me armë ndërmjet veti. Pas identifikimit të dyshuarit nga policia, i njëjti me datën 15.04.2024 është vetë dorëzuar në polici, po ashtu bashkë me armën. “Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të…

Lajme

16/04/2024 08:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy grupe, pas një mosmarrëveshje në Gjakovë, janë gjuajtur me armë ndërmjet veti.

Pas identifikimit të dyshuarit nga policia, i njëjti me datën 15.04.2024 është vetë dorëzuar në polici, po ashtu bashkë me armën.

“Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995 mashkull kosovar, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident.

Me datën 15.04.2024 i dyshuari në fjalë është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është interivistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të tjerë.” /Lajmi.net/

Arma e dorëzuar