Futbollisti u ofron policëve para për t’ia liruar shokët e arrestuar për drogë, publikohen pamjet

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Rusi. Mediat ruse publikuan një video incizim interesant, ku përfshihet në një skandal të ri sulmuesi i Spartak Moskës, Quincy Promes. Promes kishte hyri i tërbuar në Polici dhe kërkoi që miqtë e tij të liroheshin nga burgu – ku përfunduan nën dyshimin për posedim droge. Ngjarja kishte ndodhur…

Sport

27/09/2023 11:28

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Rusi.

Mediat ruse publikuan një video incizim interesant, ku përfshihet në një skandal të ri sulmuesi i Spartak Moskës, Quincy Promes.

Promes kishte hyri i tërbuar në Polici dhe kërkoi që miqtë e tij të liroheshin nga burgu – ku përfunduan nën dyshimin për posedim droge.

Ngjarja kishte ndodhur një vit më parë.

Pasi policia nuk u pajtua me të, Promes u tërbua dhe në momentin tjetër ofroi para për lirimin e miqve të tij – ndërsa bënte gjeste të tmerrshme me duar.

Gazeta ruse “Mash” raporton se në fund ryshfeti nuk është paguar, por miqtë e ish-lojtarit të Ajaxit janë liruar menjëherë pas incidentit.

Promes tani mund të përballet me akuza penale për përpjekje për të korruptuar policinë. /Lajmi.net