Enrique për kualifikimin nga pozita e dytë: Më bezdis, doja të ishim të parët

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur pas humbjes ndaj Japonisë. Spanja pësoi humbje 2:1 ndaj Japonisë, por arriti të prek fazën tjetër, por në vendin e dytë në grupin E. Pas këtij takimi foli edhe vetë trajneri spanjoll, duke thënë se e bezdis fakti që kaluan tutje nga vendi i dytë. “Kanë kaluar pesë…

Sport

01/12/2022 22:52

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur pas humbjes ndaj Japonisë.

Spanja pësoi humbje 2:1 ndaj Japonisë, por arriti të prek fazën tjetër, por në vendin e dytë në grupin E.

Pas këtij takimi foli edhe vetë trajneri spanjoll, duke thënë se e bezdis fakti që kaluan tutje nga vendi i dytë.

“Kanë kaluar pesë ose dhjetë minuta në të cilat Japonia na ka kaluar. Folëm në pjesën e parë, se pjesa e dytë nuk do të ishte si e para. Japonia do ta rrezikonte. Kanë qenë dy veprime në të cilat na kanë kaluar. Ka qenë e pakëndshme, jemi klasifikuar falë dy ndeshjeve të para”, tha fillimisht Enrique, transmeton lajmi.net.

“Kishte pesë minuta panik. Ata shënuan dy gola për ne dhe mund të kishin shënuar dy të tjerë. Kur një ekip si Japonia nuk ka asgjë për të humbur, ndodh që ata të fluturojnë si aeroplanë. Më pas u kthye në gjendjen normale. Fundi tashmë ishte shumë i vështirë, sepse ishin shumë të mbyllur. Japonia shkon e para dhe e meriton. Më bezdis. Doja të isha i pari”, vazhdoi ai.

Tutje ai tha se nuk kanë për çfarë të festojnë, pasi testi ndaj Marokut do jetë i vështirë.

“Kam parë gjithçka në futboll. Ne rrezikojmë, por është e vështirë të gjejmë hapësira.

Duelin do ta kalojmë sonte. Nuk ka asgjë për të festuar. Maroku gjithashtu rrezik”, përfundoi spanjolli.

Spanja do përballet me Marokun më gjashtë dhjetor, me fillim nga ora 16:00./Lajmi.net/