Emocionuese: Mozzikut i bëhet një surprizë e veçantë nga prindërit, gjyshërit dhe mësuesja e tij e klasës së parë
Mozzik është në prag të publikimit të albumit të tij “Mërgimstar”, që përmban 20 këngë. Por befasinë më të bukur sot e ka marrë nga dy prindërit e tij, dy gjyshërit si dhe nga mësuesja e tij e parë, shkruan lajmi.net. Në një video që artisti ka publikuar, prindërit, gjyshërit si dhe mësuesja kanë folur…

ShowBiz
Mozzik është në prag të publikimit të albumit të tij “Mërgimstar”, që përmban 20 këngë.
Por befasinë më të bukur sot e ka marrë nga dy prindërit e tij, dy gjyshërit si dhe nga mësuesja e tij e parë, shkruan lajmi.net.
Në një video që artisti ka publikuar, prindërit, gjyshërit si dhe mësuesja kanë folur për rrugëtimin e vështirë që ka kaluar ai për ta realizuar ëndrrën e tij në muzikë.
Mozziku është shprehur së për të nuk është e lehtë të dëgjojë duke folur për të.
“Mu hap mëngjesi me këtë surprizë të bukur në prag të publikimit të Albumit tim nga dy prindërit e mijë Nana e Baba jem , Gjyshi dhe Gjyshja ime , e mësuesja ime nga klasa e parë e shkollës fillore.
Nuk qenka e lehtë ndjesia me i ndëgju sidomos këta njerëz duke folur për ty në këtë rast për mua “, ka thënë Mozziku.
Ndërsa për mësuesen e tij ai ka thënë që vetëm ajo ka ditë t’ia lexoj shpirtin dhe mendjen e një artisti të vogël e që tashmë është një artistë i madh.
“Mësuesja ime e dashur fakti që më sillesh në mendje shumë shpesh i bie që kemi pasur shumë kohë të mira bashkë. Vetëm ti ke ditë ta lexosh e ta kuptosh në ato kohra shpirtin e mendjen e një artisti të vogël qe sot është bë artist i “Madh”, ka thënë nder të tjera artisti.
Ndërkaq, albumi i tij publikohen sot në ora 18:00./Lajmi.net/
View this post on Instagram