Ekipi i Xhudos niset drejt Parisit për Olimpiadën

Ekipi Olimpik i Kosovës në xhudo, është nisur sot drejt Parisit të Francës me synimet për t’i sjell vendit medaljet e radhës të Lojërave Olimpike. Prirë nga trajneri Driton Kuka, ekipi u nis nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Vjenë të Austrisë. Prej aty, ata do vazhdojnë me ‘fluturimin’ tjetër për në kryeqytetin francez.…

Sport

17/07/2024 16:17

Ekipi Olimpik i Kosovës në xhudo, është nisur sot drejt Parisit të Francës me synimet për t’i sjell vendit medaljet e radhës të Lojërave Olimpike.

Prirë nga trajneri Driton Kuka, ekipi u nis nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Vjenë të Austrisë.

Prej aty, ata do vazhdojnë me ‘fluturimin’ tjetër për në kryeqytetin francez.

Për Komitetin Olimpik të Kosovës, Paris 2024 do të jenë Lojërat e treta Olimpike Verore.