E FUNDIT: Hansi Flick vijon qëndrimin te Gjermania

Hansi Flick do ta vijojë qëndrimin e tij te kombëtarja e Gjermanisë. Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano i cili thotë se trajneri tashmë e ka ndarë mendjen dhe s’e ka ndërmend të largohet, transmeton lajmi.net. Përkundër që ecuria e “Pancerëve” nuk eci siç është më së miri në këtë Botëror, Flick nuk e ka…

Sport

07/12/2022 18:49

Hansi Flick do ta vijojë qëndrimin e tij te kombëtarja e Gjermanisë.

Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano i cili thotë se trajneri tashmë e ka ndarë mendjen dhe s’e ka ndërmend të largohet, transmeton lajmi.net.

Përkundër që ecuria e “Pancerëve” nuk eci siç është më së miri në këtë Botëror, Flick nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

“The last dance” për ish-teknikun e Bayern Munich në stolin e Gjermanisë pritet të jetë Euro 2024. /Lajmi.net/