Dy vetura gjuhen me armë në Shkodër, shkon në katër numri i viktimave
Një sulm me armë ka ndodhur sot në Shkodër ku dy vetura kanë gjuajtur në drejtim të njëri tjetrit. Siç njofton oranews, një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur. Njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit. Po ashtu i plagosur ka mbetur…
Lajme
Një sulm me armë ka ndodhur sot në Shkodër ku dy vetura kanë gjuajtur në drejtim të njëri tjetrit.
Siç njofton oranews, një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.
Njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit.
Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushati.
Ndërkohë drejt në vendngjarje ndodhet policia dhe 5 ambulanca.
Në pamje e siguruara nga Ora News, një nga viktimat shihet ende i shtrirë në tokë, ndërsa mjeti i shkatërruar pas përplasjes me murin. /oranews