Dreshaj i AAK-së: Vetëm Kosova dhe Somalia janë pa sigurime shëndetësore

Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Shemsedin Dreshaj sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend ka folur për sigurimet shëndetësore. Ai e ka krahasuar Kosovën me Somalinë, në seancën ku po diskutohet propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore. Këtë krahasim e bëri për sigurimet jo të mirëfillta shëndetësore në vend, shkruan lajmi.net.…

Lajme

29/02/2024 11:20

Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Shemsedin Dreshaj sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend ka folur për sigurimet shëndetësore.

Ai e ka krahasuar Kosovën me Somalinë, në seancën ku po diskutohet propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.

Këtë krahasim e bëri për sigurimet jo të mirëfillta shëndetësore në vend, shkruan lajmi.net.

“Kjo seancë është ftuar bazuar në rrethanat me vite me radhë në shëndetësi. Vazhdojmë që të jemi vendi i vetëm në rajon edhe Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore. Me sa di unë vetëm edhe Somalia është në një situatë të ngjashme”, tha ai në Kuvend.

Dreshaj po ashtu pohon se ligji për sigurime shëndetësore pritet të ndodh në vitin 2024.

“Ligji për sigurime shëndetësore pritet të ndodh në vitin 2024 por me miratim e këtij ligji, ma merr mendja se çdogjë nuk është e përmbyllur. Arsyeja se, ky ligj kërkon shumë rregullore dhe udhëzime administrative. Rregulloret kërkojnë kohë të mjaftueshme por edhe ekspertë të nevojshëm. Së paku dy vjet kërkohet që të hartohen rregulloret e domosdoshme për nevojat e zbatimit të ligjit”, theksoi tutje. /Lajmi.net/