Dikur i quante kriminelë, Albulena Haxhiu tash dëshiron t’i vizitojë në paraburgim Veselin e Thaçin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar të mërkurën se do të shkojë në vizitë në Dhomat e Paraburgimit në Hagë t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së. Mirëpo dy nga ta, ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli, atëbotë në opozitë, Haxhiu iu referohej edhe me termin “kriminel”.