Digjet një shtëpi në rrugën B në Prishtinë, Policia jep detaje

Një shtëpi është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në rrugën “B”, në Prishtina, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka njoftuar se menjëherë pas pranimit të informatës për incidentin, njësitë policore kanë…

Lajme

19/02/2026 11:09

Një shtëpi është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në rrugën “B”, në Prishtina, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka njoftuar se menjëherë pas pranimit të informatës për incidentin, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një zjarr në rrugën B, në Prishtinë, ku flakët kanë përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë intervenuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin. Sipas të dhënave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Pllana.

Ndërkaq autoritetet përkatëse po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/