Deputeti i VV-së sulmon Prokurorinë e Shtetit: Përpjekja e prokurorisë nuk është parimore e për drejtësi, por selektive
Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës deputetët diskutuan lidhur me themelimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore. Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti i vetëm që kundërshtoi themelimin e këtij komisioni hetimor. Ndërsa në anën tjetër me iniciativës të LDK-së, opozita kërkoi themelimin e këtij komisioni. Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të…

Lajme
Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës deputetët diskutuan lidhur me themelimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.
Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti i vetëm që kundërshtoi themelimin e këtij komisioni hetimor.
Ndërsa në anën tjetër me iniciativës të LDK-së, opozita kërkoi themelimin e këtij komisioni.
Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, deputeti i VV-së Armend Muja sulmoi Prokurorinë e Shtetit.
Ai tha se përpjekja e prokurorisë nuk është parimore e për drejtësi por selektive.
‘’Për 120 raste që i kemi dërgu në prokurori nuk ka asnjë konkluzion, këta flasin për afera të kësaj qeverie, cilat afera?! Njëherë thanë KEK-u, Nagipi, e harruan, pastaj Rozeta, MINTI… Përpjekja e prokurorisë nuk është parimore e për drejtësi por selektive me qëllim eliminimin e figurave që nuk kontrollohen nga ish-pushteti. Nëse prokurorinë e kemi selektive s’kemi pse ta kemi edhe Kuvendin selektiv’’, u shpreh deputeti i VV-së./Lajmi.net/