Deklaratat e ashpra të Trump për Zelensky, vijnë reagime nga Gjermania, Franca, Suedia, Danimarka
Në orët e fundit, liderët evropianë po e bëjnë të qartë se i marrin seriozisht komentet e përshkallëzuara të Trump, siç shkruan BBC. Donald Trump e ka quajtur “dikator” presidenitn e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Më poshtë deklaratat e disa nga liderët e shteteve evropiane Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se etiketimi i presidentit ukrainas Volodymyr…

Bota
Në orët e fundit, liderët evropianë po e bëjnë të qartë se i marrin seriozisht komentet e përshkallëzuara të Trump, siç shkruan BBC.
Donald Trump e ka quajtur “dikator” presidenitn e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Më poshtë deklaratat e disa nga liderët e shteteve evropiane
Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se etiketimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nga Trump si “diktator” është “i rremë dhe i rrezikshëm”. Ai i tha gazetës gjermane Der Spiegel “Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik”.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson thotë se etiketimi i Zelenskit nga Trump si “diktator” është “i pasaktë” dhe se ai është “i zgjedhur në mënyrë demokratike”. “Unë mendoj se askush nuk dëshiron zgjedhje më shumë se Ukraina, sepse zgjedhjet do të nënkuptojnë se ka paqe në Ukrainë dhe se ata mund të sundojnë përsëri mbi vendin e tyre,” thotë ai.
Pas një takimi të sotëm me liderët evropianë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca dhe partnerët e saj “qëndrojnë përkrah Ukrainës” dhe do të marrin çdo përgjegjësi për të garantuar paqen dhe sigurinë në Evropë. Ai përsëriti se Ukraina duhet të përfshihet në çdo negociatë paqeje.
Danimarka, ndërkohë, njoftoi 50 miliardë krona (7 miliardë dollarë) për shpenzimet e mbrojtjes gjatë dy viteve të ardhshme, duke përmendur një kërcënim në rritje nga Rusia. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u tha gazetarëve se mesazhi i dërguar ushtrisë së vendit të saj është “bli, ble, ble”. Ky veprim do të sjellë shpenzimet totale të mbrojtjes të vendit në nivelin më të lartë në më shumë se gjysmë shekulli.