Debat i ashpër mes Oltës dhe Luizit: Je personi më i dëmshëm në këtë shtëpi, ti po vetëshkatërrohesh
Në “Big Brother VIP Albania”, banorëve gjatë javës u është ofruar mundësia që të lironin nga izolimi Luizin dhe Efin, të cilët po qëndronin ndaras nga banorët e tjerë, por që kjo mundësi do të realizohej në këmbim të 10 mijë eurove nga çmimi i madh. Kjo çështje nxiti debate të mëdha mes konkurrentëve, e…

ShowBiz
Në “Big Brother VIP Albania”, banorëve gjatë javës u është ofruar mundësia që të lironin nga izolimi Luizin dhe Efin, të cilët po qëndronin ndaras nga banorët e tjerë, por që kjo mundësi do të realizohej në këmbim të 10 mijë eurove nga çmimi i madh.
Kjo çështje nxiti debate të mëdha mes konkurrentëve, e një ndër ta ishte edhe aktorja Olta Gixhari.
Ajo kishte deklaruar se të gjitha paratë po hiqen nga çmimi i madh shkaku i Luizit.
Ndërkaq në “Prime” e sotëm, pati edhe një polemikë mes Oltës dhe Luizit.
“Je personi më i dëmshëm në këtë shtëpi. Gjuha e jote është gjuha e dhunës. Nuk di të bësh debat pa kërcënuar. Nuk dua të shoh fare në këtë shtëpi. Unë nuk dua të të shoh në këtë shtëpi. Nuk kam nevojë të merrem me ty. Ti po vetëshkatërrohesh. Je shkatërrues”, u shpreh Gixhari.
Në anën tjetër, Luizi i është kundërpërgjigjur Gixharit duke i thënë se ajo e di kë e ka përballë.
“Ke frikë. Ti e di se kë e ke përballë”, ka deklaruar Luizi. /Lajmi.net/