Canelo kërcënon Messin: Më mirë t`i lutet Zotit që të mos e gjej

Boksieri meksikan, Saul Canelo Alvarez pretendon se Lionel Messi nuk ka respektuar flamurin e vendit të tij. Messi, krijoi një moment magjie në fushë për Albiceleste, teksa mposhtën meksikanët 2-0 në një ndeshje të vështirë në Kupën e Botës 2022 në Katar. Pas kësaj gare, Messi u kap në kamera duke festuar në dhomën e…

Sport

28/11/2022 12:19

Boksieri meksikan, Saul Canelo Alvarez pretendon se Lionel Messi nuk ka respektuar flamurin e vendit të tij.

Messi, krijoi një moment magjie në fushë për Albiceleste, teksa mposhtën meksikanët 2-0 në një ndeshje të vështirë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Pas kësaj gare, Messi u kap në kamera duke festuar në dhomën e zhveshjes, me superyllin e Paris Saint-Germain-it që dukej duke shkelmuar një fanellë meksikane pasi ndërroi bluzat në fund të lojës.

Kjo nuk ka shkuar mirë me Canelo, një boksier kampion bote në katër pesha, me një ikonë meksikane që thotë në një sërë postimesh në rrjetet sociale: “A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej. Ashtu si unë e respektoj Argjentinën, ai duhet të respektojë Meksikën! Nuk po flas për vendin në tërësi, vetëm për bujën që bëri Messi.”

Messi ndihmoi për të bërë diferencën për Argjentinën në ndeshjen e tyre që duhej të fitonte kundër Meksikës, me goditjen e tij mahnitëse nga distanca që i lejoi një skuadre që ishte në mesin e favoritëve para turneut të merrte fitoren e tyre të parë në fazën e grupeve./Lajmi.net/