Brazili humb nga Kameruni, por shkon tutje si lider i grupit

Ka përfunduar ndeshja në mes Kamerunit dhe Brazilit. 1:0 në favor të kamerunasve u mbyll ky takim, shkruan lajmi.net. Brazilianët kishin iniciativën që të kalojnë përpara, duke krijuar raste shënimi. Rodrygo Goes kishte më shumë mundësi të realizonte, por nuk u tregua i saktë. Edhe Kamerunasit në anën tjetër kërkuan golin, por as ata nuk…

Sport

02/12/2022 22:03

Ka përfunduar ndeshja në mes Kamerunit dhe Brazilit.

1:0 në favor të kamerunasve u mbyll ky takim, shkruan lajmi.net.

Brazilianët kishin iniciativën që të kalojnë përpara, duke krijuar raste shënimi.

Rodrygo Goes kishte më shumë mundësi të realizonte, por nuk u tregua i saktë.

Edhe Kamerunasit në anën tjetër kërkuan golin, por as ata nuk e arritën.

Edhe në pjesën e dytë brazilianët krijuan raste shënimi, megjithatë gola nuk sjelli ky takim.

Megjithatë, Kameruni shënuan me Aboubakar në minutat shtesë, por nuk i mjaftoi për të kaluar tutje

Me këtë humbje Brazili shkon tutje me gjashtë pikë nga vendi i parë, kurse Kameruni eliminohet nga Botërori./Lajmi.net/