Blinken “selam” Dodik-ut: Je rrugës së Putin-it

Antony Blinken, Sekretar Amerikan i Shtetit, ka ‘goditur’, Millorad Dodidk, president i Republikës Srpska, duke thënë se ky i fundit është në rrugën e Putinit, shkruan Gazeta Metro. Blinken ka shtuar edhe se, DASH, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Këto komente Blinken i ka bërë…

Lajme

29/03/2023 22:12

Antony Blinken, Sekretar Amerikan i Shtetit, ka ‘goditur’, Millorad Dodidk, president i Republikës Srpska, duke thënë se ky i fundit është në rrugën e Putinit, shkruan Gazeta Metro.

Blinken ka shtuar edhe se, DASH, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këto komente Blinken i ka bërë përmes një postimi në Twitter.

‘‘Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti amerikan i Shtetit, përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës’’, ka thënë Blinken.

Ky mesazh është i rëndësishëm, pasi vije nga njeriu i dytë më i rëndësishëm në administratën amerikane pas presidentit, dhe iu drejtua drejtpërdrejt Dodikut.

Kujtojmë se Republika Sprapska nën udhëheqjen e Dodik filloi të miratonte një sërë ligjesh që do të cenonin drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e njeriut, si ligji për mediat, organizatat joqeveritare, komunitetin LGBT etj.