Blendi Fevziu uron Thaçin: Krenari për çdo gjë që ke bërë për Kosovën dhe Shqipërinë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 55-të. Një numër i madh politikanësh e gazetaresh e kanë uruar ish-kryeministrin, teksa ai aktualisht gjendet në Hagë. Ish-presidentin e ka uruar edhe publicisti dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu. Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu është shprehur krenar për kontributin e z.Thaçit…

Lajme

24/04/2023 20:18

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 55-të.

Një numër i madh politikanësh e gazetaresh e kanë uruar ish-kryeministrin, teksa ai aktualisht gjendet në Hagë.

Ish-presidentin e ka uruar edhe publicisti dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu është shprehur krenar për kontributin e z.Thaçit për Kosovën dhe Shqipërinë.

Gezuar Ditelindjen Hashim Thaci. Krenari per cdo gje qe ke bere per Kosoven dhe Shqiperine”, ka shkruar Fevziu.