Ben Emmerson largohet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë, ngriten dyshime për mungesë fondesh

Avokati britanik, Ben Emmerson, nuk do ta përfaqësojë më në Hagë ish kryekuvendarin, Kadri Veseli. Kjo u konfirmua në një njoftim që vet Dhomat e Specializuara e Lëshuan sot, shkruan lajmi.net. “Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson.…

Lajme

21/08/2024 18:29

Avokati britanik, Ben Emmerson, nuk do ta përfaqësojë më në Hagë ish kryekuvendarin, Kadri Veseli.

Kjo u konfirmua në një njoftim që vet Dhomat e Specializuara e Lëshuan sot, shkruan lajmi.net.

“Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson. Veseli dhe Emersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme. Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Vendimi thuhet se do të hyjë në fuqi pasi të caktohet kryembrojtësi i ri dhe administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës ftohet të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e realizueshme.

Lajmi.net merr vesh nga burimet e veta se arsyet e largimit, dyshohet të jenë çështjet financiare.

Emmerson e kishte përfaqësuar Veselin që nga dorëzimi i tij në Speciale në nëntor të vitit 2020.

Paraprakisht, për arsye të njëjta nga ekipi i Thaçit ishte larguar kryeavokati, Gregory Keohe.

Paraprakisht, për arsye të njëjta nga ekipi i Thaçit ishte larguar kryeavokati, Gregory Keohe.

Një shkresë e mëhershme e të gjithë avokatëve të të gjithë të akuzuarve ishte drejtuar më herët tek ministria e drejtësisë për ta rritur kufirin e pagesës, pasi kjo e kishte caktuar një kufi që nuk përshtatej me kërkesat e avokatëve.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e fundit nga kjo ndodhi në Speciale në Hagë. /Lajmi.net/