Befasia e radhës, Koreja e Jugut mposht Portugalinë dhe eliminon Uruguain

Koreja e Jugut dhe Portugalia janë dy kombëtaret që kalojnë tutje nga grupit H. Koreja mposhti 2:1 Portugalinë dhe siguroi biletën për fazën tjetër, teksa Uruguai fitoi 2:0 ndaj Ganës, por nuk i mjaftoi për kualifikim, shkruan lajmi.net. Koreanët arritën me përmbysje të fitojnë ndaj Portugalisë dhe kaluan tutje falë gol diferencës ndaj uruguaianëve. Ishte…

Sport

02/12/2022 18:03

Koreja e Jugut dhe Portugalia janë dy kombëtaret që kalojnë tutje nga grupit H.

Koreja mposhti 2:1 Portugalinë dhe siguroi biletën për fazën tjetër, teksa Uruguai fitoi 2:0 ndaj Ganës, por nuk i mjaftoi për kualifikim, shkruan lajmi.net.

Koreanët arritën me përmbysje të fitojnë ndaj Portugalisë dhe kaluan tutje falë gol diferencës ndaj uruguaianëve.

Ishte Ricardo Horta që realizoi dhe i dha fillimisht epërsinë të përzgjedhurve të Fernando Santos.

Por, Koreja arritën të barazojnë shifrat.

Në minutën e 27` ishte Young-Gown që shënoi dhe çoi rezultatin në 1:1.

Edhe në 45 minutat e tjerë iniciativën për gol më shumë e kishin sërish portugezët, megjithatë nuk ishin konkret me raste.

Kurse ishin koreanët që arritën të përmbysin gjithçka.

Po rridhte minuta shtesë, kur pas një kundërsulmi shënoi Hee-chan.

Më këtë fitore Koreja e Jugut shkon tutje nga pozita e dytë me katër pikë, Portugalia në vendin e parë me gjithsej gjashtë.

Uruguai përkundër fitores 2:0 u eliminua nga Botërori, pas triumfit të Kores së Jugut dhe gol diferencës në mes dy kombëtareve.

Ganezët kishin mundësinë të kalojnë në epërsi, pasi u akordua penallti për ata.

Në minutën e 21` ishte Ayew që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Por, uruguaianët arritën të realizojnë dy herë brenda pak minutash.

Në të 26` dhe 32` ishte de Arrascaeta që realizoi të dy golat.

Më pas ata kërkonin golin e tretë, por nuk e arritën. Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të Uruguait.

Në 45 minutat e tjerë, ishin pikërisht ata që kërkonin të shënojnë edhe golin e tretë, dhe të kualifikimit, por nuk e arritën.

Federico Valverde, Darwin Nunez dhe Luis Suarez kishin mundësi të mira shënimi, por jo edhe gola.

Kështu Uruguai përshëndetet nga Botërori së bashku me Ganën./Lajmi.net/