Baton Haxhiu për Thaçin: I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës

“I vyshkur në ballë, por i thelluar në burrni”, është mënyra sesi gazetari Baton Haxhiu e ka përshkruar ish-presidentin Hashim Thaçi. Gjykata Speciale nën masa të rrepta e lejoi Thaçin të vizitonte sot në QKUK babain e tij të sëmurë. Haxhiu tha se Hashim Thaçi më së paku e ka merituar të jetë i akuzuar,…

Lajme

13/03/2025 21:24

“I vyshkur në ballë, por i thelluar në burrni”, është mënyra sesi gazetari Baton Haxhiu e ka përshkruar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Gjykata Speciale nën masa të rrepta e lejoi Thaçin të vizitonte sot në QKUK babain e tij të sëmurë.

Haxhiu tha se Hashim Thaçi më së paku e ka merituar të jetë i akuzuar, pasi nuk është njeri që vret e shkatërron.

Tutje, Haxhiu tha se dëshmitarët e Hagës kanë ndërtuar një rrëfim gënjeshtër për Hashim Thaçin.

“E njoh që nga viti 1992, kur ka thënë po shkojë në luftë, edhe sot që është hero, njeriu që ka sakrifikuar për të qenë në Hagë, për faktin se projektuesit e paqes është dashur t’i fusin në burg, janë këta burokratët politikë të cilët e kanë projektuar të gjitha vendet cilat kanë qenë në luftë në Ballkan t’i kenë njerëzit në burgun e Hagës, njeriu që më së paku e ka merituar është Hashim Thaçi, ky është një viktimë”, tha ai në T7.

“Ky është njeriu i fundit që projekton vrasje, shkatërrim. E kisha parasysh aktakuzën e Hagës, ajo që më vjen keq është që dëshmitarët e mbrojtur janë pjesa që e kanë ndërtu rrëfimin gënjeshtër për Hashim Thaçin”, ka thënë ai.