Basha: Pse opozita s’flet për Urën e Ibrit? S’guxon, i do ndërkombëtarët më shumë se Kosovën
Çështja e hapjes së urës së Ibrit u bë temë diskutimi këto, ku një kërkesë e tillë ishte nga Qeveria Kurti. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë, shkruan Lajmi.net…
Lajme
Çështja e hapjes së urës së Ibrit u bë temë diskutimi këto, ku një kërkesë e tillë ishte nga Qeveria Kurti.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë, shkruan Lajmi.net
Ai i bëri këto komente pas një takimi të përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.
“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, tha Hovenier për gazetarë pas takimit.
Lidhur me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha po kërkon reagimin e liderëve të opozitës për çështjen e urës së Ibrit që e ndan Mitrovicën në dy pjesë.
Pasi ambasadorët e vendeve të QUINT-it e paralajmëruan kryeministrin Albin Kurti se s’duan veprime të njëanshme, Basha thotë se liderët opozitarë “s’guxojnë” të flasin.
“Çka po thonë liderët e opozitës për Urën e Ibrit? Një fjalë t’vetme? S’guxojnë bre, sepse këta e dojnë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ më shumë se Kosovën!”, shkroi Basha.
Ai iu tha PDK-së, LDK-së dhe AAK-së se nuk e përfaqësojnë popullin.
“Zhvendosni edhe zyrat e partisë nëpër ambasada se ju veç popullin e Kosovës nuk e përfaqësoni!”, shkroi deputeti./Lajmi.net/