Bardhyl Mahmuti kritikon Qeverinë që nuk e nderuar Adem Demaçin në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmuti ka kritikuar Qeverinë pasi sipas tij nuk e kanë nderuar Adem Demaçin në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë vit jubilar kur populli shqiptar kremton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, institucionet shtetërore nuk parapanë…

Lajme

13/06/2024 11:19

Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmuti ka kritikuar Qeverinë pasi sipas tij nuk e kanë nderuar Adem Demaçin në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë vit jubilar kur populli shqiptar kremton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, institucionet shtetërore nuk parapanë nderime dhe ceremoni për hir të simbolit të rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi!

“Vogëlsia e logjikës: “Historia fillon me mua”! Sa të vegjel janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta! Sa të vegjël janë në krahasim me madhështinë e figurës së përjetshme historike të Bacës Adem!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: