Arratisja e Rosiqit, reagon Syla: O Albin Kurti edhe një kriminel ju iku a?
Gazetari kosovar dhe drejtuesi i gazetës “Metro”, Valon Syla, ka reaguar pasi sot është arratisur edhe një nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Marko Rosiq. Syla ka pyetur Qeverinë Kurti se si u bë që iku njeriu i dënuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Gazetari kosovar ka thënë se dikush duhet të japë…

Lajme
Gazetari kosovar dhe drejtuesi i gazetës “Metro”, Valon Syla, ka reaguar pasi sot është arratisur edhe një nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Marko Rosiq.
Syla ka pyetur Qeverinë Kurti se si u bë që iku njeriu i dënuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Gazetari kosovar ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi se kush po i blenë dhe kush po i çel dyert e burgjeve të Kosovës. Gazetari kosovar ka thënë se Qeveria Kurti do ta paguajë në zgjedhje gjithë këtë që po ndodh.
Reagimi i plotë:
O Albin Kurti edhe nje kriminel ju iku a? A jeni more ksajde ju. A jeni në punë se ju ka hi uji në tona anët…
Qysh iku tash Marko Rošic nga burgu, njeriu i denuar per vrasjen e Ivanovicit. A qaq jeni te kapun prej Serbisë qe as atentatoret nga strukturat sekrete e kriminale serbe sun po i mani në burg. Apo e leshuat si Radoicicin?
Shpejt dikush te jap përgjegjësi?
Kush po i blen e po i çel dyert e burgjeve tona?
Dorëheqje dhe denime per krejt ata qe e prunen Shtetin e Kosovës ne kete gjendje qe as me i mbajt ne burg njerzit spo mundet, se lere mo me i shti kriminelet e vrasesit e ri.
Pthu bre Zoti ju marroft. Por keni me pagu në zgjedhje.
Ju jeni marria kombtare.