Alba i reagon Santianës: T’i kam dërgu edhe rrobat personale, uroj të fokusohesh në jetën tënde

Santiana, pas daljes nga “BBVA”, ka bërë disa deklarata nëpër intervista lidhur me raportin e saj me Albën, të cilën kishte lidhje të ngushtë brenda shtëpisë, por që ajo ishte dëshpëruar nga kjo e fundit, pasi saj ajo nuk e ka mbështetur pas daljes nga ky format. Duket se këto e kanë “nervozuar” Albën e…

ShowBiz

12/02/2024 10:24

Santiana, pas daljes nga “BBVA”, ka bërë disa deklarata nëpër intervista lidhur me raportin e saj me Albën, të cilën kishte lidhje të ngushtë brenda shtëpisë, por që ajo ishte dëshpëruar nga kjo e fundit, pasi saj ajo nuk e ka mbështetur pas daljes nga ky format.

Duket se këto e kanë “nervozuar” Albën e cila ka bërë një reagim të gjatë, shkruan lajmi.net.

Ish banorja nga Shqipëria, është shprehur e zhgënjyer nga Santiana lidhur me deklaratat nëpër intervista të ndryshme.

Ajo u shpreh se e ka përkrahur atë në format e veta dhe se nuk ishte në dijeni nëse duhet patjetër të mbështetet një person para publikut.

Alba, ka sqaruar se është kujdesur për veshjen e saj e që nuk e ka bërë publike.

Ndër të tjera ajo u shpreh se pas daljes së saj nga ky format, i ka shkruar dhe e ka telefonuar por që nuk ka gjetur përgjigje.

Në fund, ajo tha se ky është reagimi i parë dhe i fundit./Lajmi.net/