Aksion i policisë në 10 barnatore në Pejë, arrestohen pronarët e tri prej tyre ku u gjetën barna pa banderola

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës, ku janë kontrolluar 10 barnatore, për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të njëjtat biznese janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat konsiderohen të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Sipas njoftimit të policisë, ky operacion…

Lajme

22/03/2023 19:47

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës, ku janë kontrolluar 10 barnatore, për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të njëjtat biznese janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat konsiderohen të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Sipas njoftimit të policisë, ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Antikontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

“Janë kontrolluar dhjetë (10) barnatore ku në gjashtë (6) prej tyre është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola. Biznesi 1, në tri (3) njësi janë gjetur: 398 lloje të barnave pa banderola, 40 copë barna me banderola të falsifikuara, një produkt narkotik pa licencë. Të njëjtit biznes i është lëshuar vendimi nga inspektorati farmaceutik për mbyllje të biznesit pasi që ka qenë duke punuar pa farmacist përgjegjës; Biznesi 2, në dy (2) njësi janë gjetur: 203 lloje (produkte) medicinale pa banderola; Biznesi 3, në një (1) njësi janë gjetur: 80 lloje (produkte) medicinale pa banderola;”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tre pronarët e barnatoreve në fjalë janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve lidhur me veprat penale të cekura më lartë.

Policia ka bërë të ditur se në disa barnatore janë pronarët e njëjtë të disa barnatoreve të ndryshme në qytetin e Pejës.

Sasia e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar është konfiskuar, ndërsa me procedurat e mëtutjeshme do të merret njësia e Antikontrabandës nga Dogana e Kosovës, ndërsa lënda është proceduar në aspektin penal pranë Prokurorisë kompetente.

Pas intervistimit, personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Pejë janë liruar në procedurë të rregullt, kurse rastet iniciohen për “Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “Kontrabandim të mallrave”. /Lajmi.net/