Haki Abazi: Antibiotikët në Kosovë jepen si bonbona

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka kritikuar qeverinë e Kosovës, sa i përket dhënies së barërave pa receta mjekësore. Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme në kuvend, tregoi se antibiotikët janë duke u dhënë si bonbone, dhe ka kërkuar që në këso raste të mos jepen dënime, por që këto barnatore të mbyllen. “Antibiotikët në Kosovë…

Lajme

29/02/2024 12:34

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka kritikuar qeverinë e Kosovës, sa i përket dhënies së barërave pa receta mjekësore.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme në kuvend, tregoi se antibiotikët janë duke u dhënë si bonbone, dhe ka kërkuar që në këso raste të mos jepen dënime, por që këto barnatore të mbyllen.

“Antibiotikët në Kosovë jepen si bonbona, pa asnjë recetë të vetme të mjekut. Kush ka dështuar këtu, qytetari që është në hall, jo ka dështuar sistemi. Asnjë farmaci nuk do duhej të shes barëra pa recetë të mjekut. Dhe nëse e bën një gjë të tillë si bën faturë dënimi 100 euro, por ia mbyll përgjjithmonë”, tha Abazi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Kanë bërë premtime të mëdhaja në fushatë. Ky sistem dhe ata të tjerët, janë më shumë në mbrojtje të mafisë farmaceutike”, ka thënë Abazi, derisa shtoi se edhe në fshatin më të thellë në Shqipëri nuk jepen barëra pa recetën e mjekut.

“Ministrat vijnë e shkojnë, dhe për fajin e tyre ose dikujt tjetër nuk arrijnë të bëjnë diçka”, shtoi tutje ai.