AAK do të organizojë tryezë diskutimi lidhur me gjendjen e arsimit të Kosovë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të organizojë një tryezë diskutimi me temën “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. Sipas tyre kjo vie si pasojë e problemeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet e arsimit, shkruan lajmi.net. “Është e qartë dhe më se evidente që Arsimi nuk është prioritet…

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të organizojë një tryezë diskutimi me temën “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”.
Sipas tyre kjo vie si pasojë e problemeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet e arsimit, shkruan lajmi.net.
“Është e qartë dhe më se evidente që Arsimi nuk është prioritet në këtë qeveri dhe se problemet janë shtuar dhe janë alarmante” është thënë në njoftimin e tyre.
“Ndikimi politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulëta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit”, kanë shtuar më tutje ata.
Tryeza mbahet sot, nga ora 14:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Arsimi në Republikën e Kosovës është duke u ballafaquar me probleme sistematike dhe mungesë serioze të trajtimit nga kjo qeveri, në të gjitha nivelet, duke filluar nga arsimi parafillor e deri te ai i lartë. Është e qartë dhe më se evidente që Arsimi nuk është prioritet në këtë qeveri dhe se problemet janë shtuar dhe janë alarmante. Ndikimi politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulëta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit.
Lidhur me këtë çështje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Intelektual – Evropa 2023, organizojnë tryezën me temë “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”.
Tryeza mbahet sot, nga ora 14:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje! /Lajmi.net/