19 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës

Sot shënohet 19 vjetori i masakrës së Mejës së Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, janë vrarë 376 persona.

Lajme

27/04/2018 08:18

Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në Mejë, do të mblidhen shumë qytetarë në vendin që tash quhet “Lëndina e Pikëllimit”.

Me rastin e këtij përvjetori në orën 12:00, do të mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë ku do të jenë të pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Më 27 prill të vitit 1999, në këtë fshat u vranë 376 persona.