19-vjeçarja që ndihmoi nënat të lindnin gjatë luftës, 21 vite pas rrëfen përjetimet e saja

Derisa mortja kishte mbuluar gjithë vendin dhe hapeshin varre, ishte një vajzë e re që i jepte shpresë jetës në Kosovë, ajo që jepte lajme të mira. Ishte një mami që ndihmoi më shumë se 150 nëna të lindnin nëpër shtigjet e luftës, pa kushte elementare higjienike e mjekësore.

Lajme

15/02/2020 20:13

Është Magbule Brahimi nga Shtimja e cila si 19-vjeçare kishte asistuar për herë të parë në një lindje në kohën e luftës.

Ndonëse sapo kishte përfunduar shkollën e mesme të infermierisë së përgjithshme, ajo në luftë ishte detyruar që të ushtroj profesionin e mamisë.

Në një rrëfim për lajmi.net, Magbulja tregon për emocionet që kishte pasur kur asistoi në lindjen e parë dhe përjetimet gjatë kohës së luftës, të cilat siç thotë ajo, do të mbesin përherë në kujtesën e saj.

Magbulja thotë se gjatë periudhës së luftës kanë shërbyer në lokacione të ndryshme.

Ajo thotë se gjatë periudhës së luftës i kanë regjistruar 150 lindje. Pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme që kanë punuar, ajo thotë se kanë arritur që 148 fëmijë t’i sjellin në jetë gjatë periudhës së luftës.

VIDEO:

Ajo tregon edhe për kushtet dhe mungesën e mjeteve elementare dhe momentet e vështira që kanë kaluar gjatë periudhës së luftës.

Pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme që kanë punuar, Magbulja thotë se ardhja në jetë e fëmijëve i ka dhënë edhe më shumë vullnet për punën që e bënin.

Magbulja tregon edhe për ndjenjën që i japin fëmijët kur i sheh tani pas kaq vite.

Përveç asistimit në lindje, ajo thotë se momente të paharrueshme janë edhe shërimi i plagëve të fëmijëve e ushtarëve të plagosur. Por momenti më i rëndë mbetet kur babai i saj, i cili ishte ushtar i UÇK-së, kishte ardhur i plagosur në vendin ku ishte e vendosur ajo bashkë me stafin.

Magbulja thotë se edhe tash i ka ndodhur që të asistoj në një lindje e me kushte të jashtëzakonshme, pavarësisht se tash e 21 vjet nuk e ushtron profesionin e mamisë. /Lajmi.net/