19 vjeçarja në Pejë raportohet se u dhunua brenda shtëpisë së saj- Detaje nga rasti
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunimit të ndodhur në Pejë. Sipas policisë rasti raportohet të ketë ndodhur më 27 nëntor rreth orës 19:15. Lidhur me këtë rast me vendim të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Edhe pse i dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia e Kosovës, ai vazhdon…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunimit të ndodhur në Pejë.
Sipas policisë rasti raportohet të ketë ndodhur më 27 nëntor rreth orës 19:15.
Lidhur me këtë rast me vendim të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
Edhe pse i dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia e Kosovës, ai vazhdon të jetë në kërkim dhe i njëjti s’është arrestuar ende.
“Pejë / 27.11.2024 – 19:15. Lidhur me rastin dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”.
E ky rast del të jetë edhe më i rëndë, pasi dhunimi theksohet të jetë kryer në shtëpinë e viktimës.
Në rastin e ndodhur në Pejë, siç mëson lajmi.net viktima është 19 vjeçare e që rastin e kishte raportuar menjëherë të nesërmen.
Sipas informacioneve të para 19 vjeçarja ka raportuar se personi i dyshuar i është futur me forcë në shtëpi derisa ajo ishte e vetme dhe me këtë rast ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.
Tashmë ndaj të dyshuarit është iniciuar hetimi për vepër penale “Dhunim”.
Në një përgjigje për lajmi.net nga Prokuroria e Pejës u tha se në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast.
“Prokurori i krimeve të rënda në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast. Viktimës po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, kurse i dyshuari për momentin është në kërkim nga Policia”.
Rastet e dhunimit përgjatë këtij viti kanë qenë shumë të shpeshta. Në të shumtën e këtyre rasteve viktimat kanë qenë të gjinisë femërore, e shumë prej tyre edhe të mitura./Lajmi.net/