19 sekretet për një histori dashurie si në përralla…

22:57 | 22 Nentor 2016

Këto janë 19 sekretet që e bëjnë një dashuri të jetë përfekte, sikur ato që i kemi mësuar në përralla ose i kemi parë në filma.

1. Pyete partner/in/en GJITHMONË se si i shkoi dita, kështu do t’ia bësh rutinën më të bukur.

2. Është normale të zihesh. Kjo nuk do të thotë që e do më pak partnerin tënd. Zënkat nuk kanë pse të çojnë drejt fundit të marrëdhënies. Çiftet që qëndrojnë bashkë zgjedhin lidhjen përpara konfliktit.

3. Marrëdhëniet vijnë me detyrime. Edhe pse mund mos të të pëlqejë të bësh çdo gjë që kërkon partneri/ja, duhet të ‘zbutesh’ dhe të vlerësosh faktin që ai/ajo do t’i bëjë ato gjëra me ty.

4. Surprizat e vogla rrisin jetëgjatësinë e marrëdhënies. Nëse partneri/ja pëlqen akulloren me çokollatë, blija kur shkon në dyqan, kjo do të thotë që ke menduar për të.

5. Nuk keni pse ndani të njëjtën shoqëri. Eshtë normale që të dalësh me shoqet dhe s’ke pse ‘i bën ndonjë shoqe shokëve të të dashurit’.

6. Jep gjithmonë puthje përshëndetjeje. Puthe në mëngjes përpara se të largohesh për në punë, puthe kur të kthehesh. Puthje të tilla lënë të kuptohet se përpos gjithçkaje, ju të dy jeni gjithçka që ka rëndësi.

7. Ndonjëherë duhet të dish t’i thuash JO ftesave, kështu mund të kaloni më shumë kohë bashkë. Jeta mbushet me aktivitete me kalimin e viteve, është bukur ta përdorësh kohën e lirë për të qenë bashkë.

8. Trajtoje familjen e tij sikur të ishte e jotja. Ata ‘vdesin’ kur i konsideron si pjestarë familjeje. Telefonoji ose dërgoji mesazh herë pas here, dil me ta kur partneri/ja nuk është vërdallë.

9. Thuaj ‘të dua’. Kurrë nuk del jashtë mode.

10. Kujdesu për njeriun e zemrës kur është sëmurë. Mos u anko, qëndroji pranë.

11. Mirëkuptoni njëri tjetrin. Nëse partneri/ja është në punë apo ka dalë me shoqërinë, vër lavatriçen ose hidh plehrat.

12. Mos u tallni me njëri tjetrin kur jeni me miq. Mbani mend, ai është partneri/ja juaj, duhet ta respektoni.

13. Përpiqu të tregohesh i/e përpiktë me oraret. Sa e sa zënka pakuptim zhvillohen për vonesat në takime.

14. Nëse dikush thotë diçka që nuk të pëlqen për njeriun tënd të zemrës, bëja të ditur dhe kundërshtoje. Ju duhet të jeni mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit.

15. Informojeni njëri-tjetrin për planet që keni. Nuk është çështje ‘lejeje’. Do dalësh me shoqet pas punës? Shumë bukur, bëfsh qejf, por bëja të ditur ku do shkosh, kështu edhe ai nuk shqetësohet dhe planifikon të bëjë diçka vet.

16. Përgjigjuni telefonatave dhe mesazheve të njëri-tjetrit. Komunikimi duhet të jetë prioritar.

17. Përpiquni të mos ziheni kur udhëtoni bashkë. Sado arsye të ketë, mbani veten. Në të ardhmen do qeshni me ato histori.

18. Jini spontanë. Bëni rezervime për darkë në minutën e fundit, bëni seks të rastësishëm në mëngjes, surprizoni njëri-tjetrin me bileta për në një koncert, teatër apo film në kinema. Surprizat e papritura e bëjnë më të bukur kohën që kaloni bashkë.

19. Duajeni njëri-tjetrin pa kushte. Ndonjëherë aq mjafton.