18 të vrarë në Bangladesh

Të paktën 18 vetë janë vrarë në përleshjet e policisë dhe aktivistëve të opozitës, pasi që dhuna ka goditur zgjedhjet parlamentare në Bangladesh.

Lajme

05/01/2014 19:42

Dhuna ka goditur zgjedhjet parlamentare në Bangladesh, të cilat janë zhvilluar gjatë së dielës, ndërkohë që mediat ndërkombëtare njoftojnë se të paktën 18 vetë janë vrarë në përleshjet e policisë dhe aktivistëve të opozitës.

Siç raportohet, mijëra protestues, të cilët kërkonin të bojkotohej ky proces zgjedhor, kanë gjuajtur bomba dhe ua kanë vënë zjarrin qendrave të votimit.

Sipas autoriteteve të rendit, më se 100 qendra të votimit janë dhunuar gjatë ditës së diel.

Blloku opozitar ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve, pasi Kryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasini, ka refuzuar kërkesat e tyre që të caktojë një administratë të përkohshme neutrale që të mbikëqyrë procesin e votimit.

\"Bangaldesh

\"Bangladesh