18 shpjegimet popullore për veprimet e përditshmërisë

Shpeshherë i kemi dëgjuar nënat tona duke thënë që kur të hyjmë në ndonjë vend të caktuar, duhet që fillimisht me këmbë të djathtë për shkak se sjellë fat etj.

Lajme

30/12/2015 10:39

 

Dhe jo vetëm, kemi dëgjuar edhe që nëse të kruhet dora do të marrim apo japim para.

Prandaj, lajmi.net e sjellë për ju një listë prej 18 shpjegimeve popullore të veprimeve të përditshmërisë.

Buka

Në qoftë se dikush të gjen duke ngrënë bukë, të do shumë vjehrra. Kur je duke ngrënë bukë e ndërron vend, do të ndërrosh bashkëshorten.

Bereqeti

Kur flet duke ngrënë bukë, të largohet bereqeti.

Burri

Po të erdhi burri në shtëpi, dhe nuk i jep gjë të pijë ose të hajë, të ikën shkesi.

Cigarja

Në qoftë se të ndizet cigarja anash, ke rrugë.

Dora

Kur të kruhet dora e majtë, do të marrësh para, kur të kruhet e djathta, do të japësh para.

Dhoma

Po të hysh natën e parë në dhomën e nuses me këmbën e majtë, gjithë jeta bashkëshortore të shkon ters.

Faqja

Kur të kruhet faqja të vjen ndonjë mysafir.

Gota

Kur thyen rastësisht një gotë apo filxhan, një e mirë do të të vijë.

Gjarpri

Në qoftë se gjarpri të pret rrugën, dita do të të shkojë ters.

Keq

Kur je keq, prit një në të mirë.

Këmba

Kur ecën me njërën këmbë mbathur e me tjetrën zbathur, të vdes gruaja.

Kripa

Ai që e ha kripën shumë, do edhe gruan shumë.

Koka

Po qe se i bie fëmijës me lugë në kokë, do të mbetet fëmija i shkurtër.

Lemza

Në qoftë se të zë lemza gjatë bukës, dikush është duke folur për ty.

Macja

Macja e zezë që të pret rrugën ndjell tersllëk.

Nishanet

Aq më shumë nishane të kesh, aq më me fat je.

Thinjat

Dalja e thinjave në moshë të re sjellë fat.

Veshi

Po që se të ther veshi i majtë, të shajnë, ndërsa kur të ther i djathti, të lëvdojnë. /lajmi.net