18 ankesa te Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave, ka afat 6 muaj për t’i trajtuar ato

18 ankesa janë dorëzuar në adresë të Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me Ligjin e Pagave. Nga ky institucion, kanë thënë treguar se vetëm pas shqyrtimit të ligjit dhe ankesave, do të del më një qëndrim të qartë. Zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Çollaku, ka thënë për Ekonomia Online, se institucionet që kanë…

Lajme

08/02/2023 09:53

18 ankesa janë dorëzuar në adresë të Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me Ligjin e Pagave.

Nga ky institucion, kanë thënë treguar se vetëm pas shqyrtimit të ligjit dhe ankesave, do të del më një qëndrim të qartë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Çollaku, ka thënë për Ekonomia Online, se institucionet që kanë dërguar ankesa janë të ndryshme, duke filluar nga KPK-ja, mjekë e sindikata të ndryshme.

Çollaku tha se ankesa kanë dërguar edhe disa qytetarë.

“Institucioni i Avokatit të Popullit deri më tani ka pranuar 18 ankesa si nga qytetarët, ankesë individuale, po ashtu edhe ato nga institucionet që kanë të bëjnë me Ligjin për Paga në sektorin publikë. Janë ankesat që vijnë nga sektorë të ndryshëm. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dërguar ankesë, Sindikata e Policisë së Kosovës, një kërkesë është bërë më herët nga organizata jo qeveritare IKD-ja, janë mjekët ata që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj janë një grup i Auditorëve të Brendshëm, Shoqata e Fiziotarapeutve, pastaj është edhe shoqata e Instrumentarëve të Kosovës dhe disa ankesa të qytetarëve që kanë bërë ankesa individuale në lidhje më vlerën e koeficientit të ligjit për paga”, tha ai.

Ai tha se Institucioni i Avokatit të Popullit, ka një afat prej gjashtë muajsh për t’i trajtuar këto ankesa. Më pas, tha se do të vendoset nëse do të dërgohet Ligji në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne jemi duke i trajtuar këto kërkesa e ankesë më shumë kujdes. Kolegët janë duke analizuar ligjin në fjalë. Pas këtyre analizimeve edhe Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim të qartë në lidhje me a do të procedohet në Gjykatë Kushtetuese apo jo. Ligji është futur në fuqi me 5 shkurt, është një afat ligjor prej 6 muajsh, nuk e di a do t’i nevojitet kjo kohë e tëra por e di që kolegët janë duke punuar më të dhe një kohë jo shumë të gjatë edhe Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim”, tha ai.