17 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

Kosova përkujton sot nisjen e sulmit të policisë dhe ushtrisë serbe ndaj familjes Jashari, betejë e cila iu mori jetën familjes Jashari me në krye Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Lajme

05/03/2015 08:10

Beteja treditore e ka zanafillën mëngjesin e 5 marsit 1998, kur serbët mësynë në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz.

Sulmi mbi Jasharët nisi rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga të gjitha drejtimet. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.

Beteja e Jasharëve dhe qëndresa heroike e tyre zgjat tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Pasi iu vra gruaja dhe disa fëmijë në ditën e parë e të dytë të betejës, data 7 mars 1998 do të shënonte rënien e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në këtë Betejë, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Andaj figura e Adem Jasharit bashkë me ngjarjet e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit përbëjnë tërësinë e sfidave, që për kohën ishin ndryshim epoke, ndryshim jete.

Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

528844-329865573779646-2126472278-n_9127

 

motori-i-adem-jasharit-mbulohet-nga-merimangat_hd

adem-jashari-646357

ad

images_4887