17 të vdekur pas sulmit kundër një baze ushtarake dhe dy dyqaneve armësh

Mbetet i lartë tensioni në Kazakistan pas sulmit të një grupi kriminal, të identifikuar sot si radikalë që i përkasin një besimi jotradicional, të dy dyqaneve që shisnin armë dhe më pas të bazës ushtarake të Rojes Kombëtare në qytetin Aktobe.

Bota

06/06/2016 20:12

Shpërthimi i dhunës shkaktoi 17 të vdekur mes kriminelëve, policëve dhe civilëve si edhe 38 të plagosur.

Trupat antiterroriste kazake arritën të eliminonin plotësisht këtë grup kriminal duke vrarë pesë ekstremistë dhe duke arrestuar dy prej tyre.

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbayev deklaroi se po ndjek nga afërr ngjarjen.

Ndërkohë, kryeministri Karim Masimov deklaroi se është ngarkuar nga kreu i shtetit për të ndjekur personalisht situatën nga afër.

Komiteti kazak i Sigurisë Kombëtare akuzoi për ngjarjen biznesmenin Tokhtar Tuleshov, i cili është arrestuar janarin e kaluar.