17 nxënës dhe tre mësimdhënës pozitivë me Covid-19, mbyllen dy shkolla në Vushtrri

20 raste të infektimit me Covid-19 janë paraqitur sot në dy shkolla të komunës së Vushtrrisë.

Lajme

20/10/2020 11:07

Dy shkollat fillore, “Ali Kelmendi” dhe “Andon Zako-Çajupi”, në Vushtrri kanë ndërprerë mësimin fizik në shkolla për ta vazhduar me mësimin në distancë, kjo për shkak të paraqitjes së 20 rasteve me Covid-19.

Këtë  e ka konfirmuar për lajmi.net kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se në shkollën fillore “Ali Kelmendi”, me Covid-19 kanë rezultuar 10 nxënës dhe dy mësimdhënës, ndërsa në atë “Andon Zako-Cajupi”, janë të prekur me koronavirus shtatë nxënës dhe një mësimdhënës.

Ndërkohë, në javët e fundit janë raportuar edhe raste të tjera me Covid-19 në shkollat e Kosovës, ku edhe kanë detyruar shkollat që të vazhdojnë mësimin në distancë. /Lajmi.net/