17 banesa u shpërndahen familjeve në nevojë për Ditën e Pavarësisë
Për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka shpërndarë gjatë ditës së sotme 17 çelësa të banesave për familjet në nevojë.
Lajme
Shpërndarja e këtyre çelësave u bë në një ceremoni të organizuar nga kjo shoqatë ku ishin të ftuar politikanë kosovarë.
Këto 17 banesa u dhuruan për 17 familje nga qytete të ndryshme ku jetojnë shqiptarët.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Komunës së Skënderajit, Bekim Jashari ku tha se populli kosovarë është humanë dhe atdhedashës.
“Ka shumë raste në nevojë por populli ynë është aq human e atdhedashës. Për mua është patriot ai që ndërton dhe ndihmon të tjerët, ky është amaneti i dëshmorëve tanë”.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni gjithashtu ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, ai tha se Halil Kastrati është duke e dëshmuar se shqiptarët janë të bashkuar.
“Hoxha Halil Kastrati është duke e dëshmuar edhe njëherë sikur dikur që jemi bërë bashkë, e kemi mposhtur Serbinë, tash duhet ne me qenë bashkë prap dhe të mposhtim varfërinë.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, në fjalimin e tij uroi të gjitha familjet për këto banesa
“Halil Kastrati është bekim jemi të bekuar që e kemi, sepse mësojmë çdo ditë prej tij”, tha Matoshi.
Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, në fjalimin e tij për këtë ceremoni tha se ndjehet tejet krenar që gjendet aty.
“Komuna e Prishtinës ka shumë nevojë pasi jemi një ndër komunat me të mëdha, andaj sot kemi një derë të hapur që e kemi Halil Kastratin që sadopak të ju vijmë në ndihmë atyre që kanë nevojë”