16 vjet burg për vrasjen e të miturit në Prishtinë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka gjetur fajtor dhe dënuar me 16 vjet e gjysmë burg të akuzuarin me iniciale L.P për vrasjen e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

Lajme

12/10/2018 17:23

“I akuzuari L.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim unik në kohëzgjatje prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinës, I akuzuari L.P me dt. 09.12.2017, rreth orës 19.00, në Prishtinë me dashje kishte privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin SH.P në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në mes tyre ishin fjalosur dhe kishin filluar ta godasin me grushte njëri tjetrin, ndërsa më vonë i akuzuari L.P e thërret përsëri tani të ndjerin SH.P që të takohen dhe në atë moment e kishte goditur katër herë me thikë, ku më pas i ndjeri pas plagëve që kishte marr nuk arrin të mbijetojë dhe ndërron jetë në QKUK.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës .