16 vjeçarja nga Saranda vdiq nga mbidoza

Vdekja e 16-vjeçares nga Saranda, Kostandina Anagnosti, që një vit më parë u mbulua me mister, ka ndodhur nga përdorimi i tre herë mbi nivelin e lejuar të narkozës.

Lajme

14/05/2015 23:40

Në këtë përfundim ka arritur ekspertiza-mjekoligjore e kryer në shtetin grek më kërkesë të babait të viktimës Jorgo Anagnosti.

Ky i fundit, në një lidhje telefonike për A1 Report, pohoi se në gjakun e marrë nga trupi i vajzës është gjetur 13.6 Mg/ml lidokainë, narkozë .Ky fakt tregon se vajza ka marrë këtë medikament mbi 2 orë para se të vdiste. Ky medikament sipas ligjit të mjekësisë përdoret nga 2-5 Mg/ml sipas moshës dhe Kg, ndërsa në trupin e vajzës është gjetur dozë trefishtë më e lartë.

“Ka 3-4 ditë që kanë dalë analizat. Sipas ekspertizës, vajza ka vdekur nga doza e madhe e narkozës. Toksologjikët e Tiranës nuk gjetët asnjë gjë. Ka vdekur për shkak të narkozës së lartë. Vajza ime ka vdekur në një klinikë private gjinekologjike.  Do të vijoj të kërkoj të vërtetën, Akoma vijojnë manipulimet e Prokurorisë së Sarandës, e cila mbulon krimin mbi një vajzë 16-vjeçare”, tha  Jorgo Anagnosti për A1 Report.

viktima

I ati i vajzës ndër të tjera sqaron kur është bërë autopsia në Janinë, gjatë incizionit të barkut ata kanë gjetur një qeskë të zezë plastmasi me copë nga organe të ndryshme të vajzës, të cilat janë përdorur për të bërë analizat istologjike.

Sipas tij analizat nuk tregojnë asnjë anomali patologjike, por raporti thotë se mungonin organet kryesore; truri i madh, i vogël, laringu, faringas, zemra, mitra, vezoret, stomaku, të cilat pamundësojnë një rezultat më të qartë të shkakut të vdekjes.

Babai i 16-vjeçares kishte hedhur që në fillim dyshimet se vdekja e së bijës nuk ishte vdekje natyrale pas vizitës tek dentisti, siç kishte pretenduar njerku i saj. Ai dyshonte se diçka misterioze po fshihej, madje dhe duke aluduar se vdekja kishte ardhur pas një ndërhyrje në ndonjë klinikë gjinekologjike.