150 milionë euro për Ronaldon

Paris Saint-Germain është duke përgatitur ofertë me vlerë prej 150 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

08/09/2015 12:27

Paris Saint-Germain vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sipas mediave spanjolle, kampioni i Ligue 1 e do reprezentuesin portugez.

Dhe, për ta blerë atë, klubi i pasur francez ka përgatitur ofertë me vlerë prej 150 milionë euro për transferimin e tij në verën e vitit të ardhshëm.

Ronaldo është futbollisti kryesor i “Los Blancos”, por ka përfunduar në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Santiago Bernabeu.