150 ditë burg me kusht për kosovarin në Zvicër që bleu gra nga Shqipëria për djemtë e tij

Gjykata në Zvicër ka dënuar me 150 ditë burgim me kusht për A.F., 65-vjeçar, me nënshtetësi kosovare për blerje të vajzave të mitura nga Shqipëria, për t’i martuar me të bijtë e tij. Kështu po raporton e përditshmja zvicerane ‘Blick’ thotë se A.F. është dënuar me 150 ditë burgim me kusht për katër vite, teksa…

Bota

24/11/2022 12:46

Gjykata në Zvicër ka dënuar me 150 ditë burgim me kusht për A.F., 65-vjeçar, me nënshtetësi kosovare për blerje të vajzave të mitura nga Shqipëria, për t’i martuar me të bijtë e tij.

Kështu po raporton e përditshmja zvicerane ‘Blick’ thotë se A.F. është dënuar me 150 ditë burgim me kusht për katër vite, teksa një nga djemtë e tij 120 ditë burgim me kusht për periudhë tre-vjeçare, pasi qe i martuar me një të mitur dhe lënien e saj shtatzënë, përcjell lajmi.net.

Familja kosovare akuzohej edhe për ushtrim të dhunës, por është liruar në mungesë provash.

Gjykatësi i rastit ka thënë se deklaratat e grave kanë qenë kontradiktore.

“Në aktakuzë ka mospërputhje të shumta. Në pretendimin për martesë të detyruar, akuzuesja tha se nuk e njeh burrin dhe nuk ka ndjenja për të, por ka dashur të martohej me një burrë, të krijojë familje, të udhëtojë në Zvicër dhe të punojë këtu. Kjo nuk është martesë e detyruar”, është thënë nga gjykatësi.

A.F. akuzohet se që nga 2003-a për të katër bijtë e tij kishte blerë nga Shqipëria për në Zvicër katër gra të moshës së mitur, nga mosha 14-17 vjeçare, për t’i martuar me bijtë e tij. /Lajmi.net/